Një vit i ri është si një faqe e re që pret që ne ta mbushim dhe në fillim të vitit ne vendosim objektiva, kryesisht objektiva financiare. Erjola Jata gazetare ekonomie prej 12 vitesh në News24 ka dhënë një pasqyrë të ekonomisë në vend për vitin 2022.
“Kemi kaluar disa vite të vështira që nga pandemia, tërmeti, rritja e çmimeve. Ka qenë një vit i vështirë me një rritje të inflamacionit dhe qytetarët e kanë përballuar me ato çfarë kanë pasur në shtëpitë e tyre. Çmimet e shportës janë rritur shumë nga viti në vit dhe në intervistat që kam realizuar ka pasur pensionistë që kanë pritur bonusin e fundvitit për të blerë produktet bazë të mbrëmjes së Vitit të Ri. Gjeli nga 800 lekë këtë vit kishte shkuar në 1200 lekë për kilogram”- tha gazetarja.
Mentori i biznesit Ermir Mamaqi na tregoi se si të kem një vit financiar më të suksesshëm se ai që lamë pas duke këshilluar se objektivat që ne vendosim duhet të jenë të matshme dhe realiste. Ato duhet të jenë personale dhe pozitive.
(BalkanWeb)
