Anëtari në detyrë i KQZ, Bledar Skënderi ka bërë prezantimin e tij sot në Komisionin Parlamentar të Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve.

Skënderi ka saktësuar se ai është ende në detyrë si anëtar i KQZ, teksa ka një dilemë për fjalën ‘ish-‘.

Sipas tij, ‘ish’ referuar fjalorin të gjuhës shqipe është pasthirrme për të trembur pulat, por nuk e di nëse kjo është përdorur dhe në ligjin zgjedhor.

BISEDA NË KOMISION

DAMIAN GJIKNURI: Një pyetje kam unë që në fillim. Kur keni aplikuar keni dhënë dorëheqjen nga KQZ?

BLEDAR SKËNDERI: Jo jam anëtar në detyrë.

DAMIAN GJIKNURI: Mund të bëni një prezantim të shkurtër

BLEDAR SKËNDERI: Po. Unë jam Bledar Skënderi. Kam lindur në 12 gusht 1978 në Frashër të Përmetit. Kam mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në 2001. Gjatë periudhës 20-vjeçare kam kryer detyra të ndryshme. Përgjithësisht detyra shtetërore. Zv/drejtor i burgjeve, zv/drejtor i ALUIZNI-t, kam pasur një antëar plotësues si anëtar i KQZ, dhe në nëntor 2018 kam marrë një mandat 6-vjeçar i cili për shkak të Reformës në Drejtësi  është ndërprerë. Reformës Zgjedhore (korrigjon).

Faktikisht edhe unë e kam lexuar ligjin edhe aty thotë , ish, ish, ish. Por unë jam antëtar në detyrë i KQZ, hapa dhe fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, ish është fjalë pasthirrmë për të trembur pulat. Nuk e di nëse ish është përdorur dhe në ligjin zgjedhor jam dakord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb