Te Tirana vazhdon rebusi i trajnerit të ri të skuadrës. Gjatë gjithë këtyre ditëve është diskutuar se cili do të jetë trajneri i ri i ekipit. Nga bardheblutë nuk ka një emër konkret. Një emër që po mban në ankth gjithë popullin bardheblu.

Të shumtë janë emrat që qarkullojnë për të marrë drejtimin e Tiranës, por asnjë nuk ka dalë në sipërfaqe.

Gjithsesi, Halili, me shumë mundësi, do të zyrtarizojë një emër maksimumi deri të dielën. Opsionet në tavolinën e Halilit janë disa, i takon atij që të vendosë për të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb