Pas jo-së së Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick,  Bayern Munich ka bërë një ndryshim të rëndësishëm drejtimi për zgjedhjen e pasuesit të Tuchel. Emri që po fillon e përflitet shumë në korridoret e zyrave të bavarezëve është Roberto De Zerbi, “timonieri” i Brighton.

Për momentin nuk ka konfirmime për negociatat në vazhdim mes De Zerbit dhe Bayernit, me kohën që do jetë treguesi më i mirë. Për të liruar trajnerin italian, klubi gjerman do të duhej të paguante klauzolën prej 15 milionë eurosh.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: