Nga: Darina Tanushi*
Valentina Madani*

Kryetarët e rinj të bashkive që fituan zgjedhjet lokale në 21 qershor të këtij viti e kanë bërë tashmë deklarimin e pasurisë së tyre. Një pjesë e madhe e tyre kanë në listën e deklaruar jo pak prona të paluajtshme dhe të ardhura apo kursime.

“Gazeta Shqiptare”, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga “Open Data” zbardh sot pasuritë e disa prej kryetarëve të bashkive që janë në këtë post për herë të parë. Kështu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zotëron një apartament banimi me sipërfaqe 111.2 m2, me vlerë 5 115 200 lekë. Në pasurinë e tij janë edhe një llogari prej 5290 euro e një tjetër me 7 500 dollarë. Ndërkohë, ai zotëron edhe dy autovetura. Një me vlerë 23 mijë euro dhe një tjetër 6 mijë euro. Në pasurinë e tij është futur edhe ajo e bashkëshortes Ajola Xoxa. Kështu, Xoxa ka një kontratë sipërmarrjeje për ndërtim apartamenti 171 m2 plus verandë, 88 641 euro, palë në sipërmarrje “Agi-Kons shpk.”, pjesa takuese 33%.

Ndër kryetarët e bashkive që janë përfaqësues të Partisë Socialiste, rekordin për pasurinë e mban Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë së Roskovecit, e cila që në krye të deklaratës shprehet se pasuria është vënë nga përfitimet e emigracionit. Familja Bufi zotëron disa apartamente e shtëpi banime me sipërfaqe jo të vogla, por edhe lokal dykatësh. Ndërsa nga përfaqësuesit e PD-së, bie në sy kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, i cili ka vënë në listë 37 bodrumet dhe 45 apartamentet që disponon në Shëngjin të Lezhës.

Juliana Memaj Ura Vajgurore (PS)
Pasuria e deklarimit fillestar 2014
1) Të ardhura nga familja, 600 000 lekë.
2) Bashkëjetuesi zoti A. Kito, pronar me 16% i një shtëpie banimi në Sarandë, vlera 1 400 000 lekë.
3) Bashkëjetuesi, zoti A. Kito pronar me 50% i një toke me sip. 1672 m2 në komunën Vreshtas të Korçës, vlera 400 000 lekë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti)
Bashkëjetuesi, të ardhura nga paga, 1 225 000 lekë.
Të ardhura nga puna si këshilltare e ministrit, 3 360 000 lekë.
Të ardhurat nga ortakëri/aksione të ardhura nga shitja e aksioneve në subjektin “Amaltea”, 25 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare bashkëjetuesi, të ardhura nga paga, 1 225 000 lekë

Fran Frrokaj Bashkia Lezhë (PD) Viti 2014
Të ardhura nga paga si kryetar i komunës Shënkoll, 769 932 lekë.
Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut Lezhë, 140 400 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si mësuese pranë shkollës 9-vjeçare, Rrilë, Lezhë, 545 448 lekë.

Erion Veliaj Bashkia Tiranë (PS)
Pasuri të paluajtshme, pronar me 100% i ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti).
1) Gjendje e llogarisë në valutë të huaj, ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.
2) Gjendje e llogarisë në valutë të huaj, ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollarë.
Automjete
Pronar me 100% i veturë tip “Peugeot”, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro.
Pronar me 100% i veturë tip “Volkswagen Tuareg”, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.
Të ardhura të personave, pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko-Pustina shpk”, nga 1 janari-31 mars 2014, 733 920 lekë.
2) Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners shpk”, 360 000 lekë.
3) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar-28 shkurt 2004, 70 226 lekë.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euro.
4) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.
5) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.
6) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.
7) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.
8) Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.
9) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro, ku pjesa takuese 50%.
10) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë, pjesa takuese 50%.
Shpenzimet e deklarueshme 2014
1) Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.
2) Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verandë, 88 641 euro palë në sipërmarrje “Agi-Kons shpk”, pjesa takuese 33%.
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2013
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Paga bruto si ministër, 595 000 lekë.
2) Shpërblime nga Kuvendi, 52 896 lekë.

Voltana Ademi Bashkia Shkodër (PD) Viti 2014
Të ardhura neto nga paga si deputete, 2 962 266 lekë.
Të ardhura qiradhënie
1) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 20 m2, nga objekti me sip. 116.5 m2, 81 666 lekë.
2) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 35.34 m2, 120 000 lekë.
3) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 70 m2, 214 667 lekë.
1) Bashkëpronare me 33,33% e ap. banimi në Shkodër, sip. 64 m2, me kontratë shkëmbimi.
2) Bashkëpronare me 33,33% e ap. banimi në Shkodër, sip. 97 m2, me kontratë shkëmbimi.
3) Bashkëpronësi, njësi në Shkodër, sip.64 m2, me kontratë shkëmbimi.
4) Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer -3 473 963 lekë, me principal 385 168 lekë, interesa 239 323 lekë.

Dritan Leli Bashkia Vlorë (PS)
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me50 % i një ap. me sip. 144 m2 në Tiranë, pjesë e regjimit martesor, vlera 67 000 euro.
2) Pronar me 16.6% i një ap. me sip. 87 m2, në Vlorë, vlera në vitin 1993 nga privatizimi 29 324 lekë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti).
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 272 347 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 927 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 311 lekë.
4) Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 42 000 euro, pjesa takuese 50%.
5) Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 2 000 000 lekë, pjesa takuese 50%.
6) Kredi bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 47 000 euro për 17 vjet me normë interesi 8.9%, detyrimi financiar i pashlyer, 24 678 euro.
7) Kredi bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, 30 000 euro për 20 vjet, me normë interesi 7.49 %, detyrimi financiar i pashlyer, 22 830 euro.
8) Të tretë kanë detyrim për t’i paguar z. Leli 14 000 lekë, sipas një deklarimi noterial mes palëve.
9) Të tretët kanë detyrim për t’i paguar z. Leli, 95 000 euro detyrim sipas një kontrate noteriale, nuk përshkruhet karakteri i detyrimit.
10) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 765 lekë.
11) Subjekti “Cardio Diagnostic Center” i detyrohet zotit Leli 5000 euro për shërbime të periudhës janar- maj 2015.
Automjete
1) Pronar i një autoveture “ML 270 CDI”, vlera 2 500 euro.
2) Pronar me 50% i një autoveture “Land Rover”, vlera 35 000 euro.
Viti 2014
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
1) Të ardhura të siguruara nga shërbimi ndaj “Cardio Dignostic Center”, 5 000 euro.
2) Të ardhura nga paga si administrator i shoqërisë “RX-PHARMA shpk”, për periudhën janar-qershor 2015, 417 640 lekë.
3) Të ardhura nga paga si mjek në QSUT, për periudhën janar-qershor 2015, 316 424 lekë.
4) Të ardhura nga paga si mjek në spitalin “Hygeia”, për periudhën janar-prill 2015, 204 318 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare Bashkëshortja, të ardhura nga puna si mjeke në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë”, 437 916 lekë.

Miranda Rira Bashkia Përrenjas (LSI)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
1) Të ardhura nga paga si deputete, 1 303 961 lekë.
2) Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione, 100 800 lekë.
3) Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, 80 000 lekë.
4) Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Elbasanit, 114 322 lekë.
Të ardhura nga bonuse, të ardhura nga bonuse për shpenzime karburanti, telefoni dhe dieta ditore, 1 163 581 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshorti, të ardhura nga paga 1 267 000 lekë.
Të tjera
Kredi bankare, e marrë në datën 12.05.2015 me principal 2 800 000, afat 5 vjet, normë interesi (Midas) 13.89 %, kësti mujor 64 991.

Zamira Rami Bashkia Gjirokastër (LSI)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga si prefekte e qarkut Gjirokastër, 1 029 627 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare 1) Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Universitetin “Eqerem Çabej”, 723 056 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga honorare të KMCAP nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, 171 180 lekë.

Shukri Xhelili Bashkia Dibër (PS) Viti 2014
Të ardhura nga paga si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Dibër, 1 172 253 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit bashkiak, Peshkopi, 85 635 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e “Viklo shpk”, 319 680 lekë.
2) Djali, të ardhura nga paga si i punësuar pranë “Viklo shpk”, 234 432 lekë.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë: Nuk ka.
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion Të tjera
1) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 500 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer, 1 366 931 lekë.
2) Djali, pronar i një autoveture, vlera 20 000 euro.
3) Djali, pronar i një autoveture “Benz”, vlera 450 000 lekë.

Niko Shupuli Bashkia Përmet (PD) Viti 2014
Të ardhura nga paga si kryetar komune, 552 380 lekë.
Të ardhura nga pagesa si anëtar i këshillit të qarkut Gjirokastër, 117 900 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshortja, të ardhura si pagesë nga leje lindja, 35 921 lekë.
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 31 598 lekë.
2) Gjendja cash, 73 000 lekë.

Petrit Sinaj Bashkia Berat (LSI)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura si kryetar i këshillit të qarkut dhe këshilltar i Bashkisë Berat, 1 739 149 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, pemëtari dhe vreshtari, 600 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse e Bankës së Shqipërisë, 972 823 lekë.
2) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse me kohë të pjesshme në “Misioni pa kufi”, 378 000 lekë.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 339 695 lekë.
2) Gjendja e depozitës bankare për llogari të fëmijëve, shtuar me 416 794 lekë.
3) Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 864 lekë.
4) Kartë depozite 3 000 euro.
5) Detyrim financiar pa afat dhe pa interes, 33 000 euro.
6) Bashkëshortja, shpenzime për marrje toke me qira në llogari të MBUMK-së, 379 320 lekë.
7) Bashkëshortja, ngurtësim fondesh për zbatim projekti në llogari të MBUMK-së, 269 940 lekë.
8) Bashkëshortja, pronare e një garazhi me sip. 75 m2, 1 000 000 lekë.
9) Bashkëshortja, pronare e një kontenieri, 1 500 euro.
10) Bashkëshortja, pronare e pajisjeve bujqësore, 2 190 euro.
11) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 29 361 lekë.

Klement Ndoni Bashkia Këlcyrë (PS)
Pasuria e deklarimit fillestar 2011
Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 25% i një ap. banimi me sip. 40 m2 në Këlcyrë, me privatizim në vitin 1991.
Automjete
1) Bashkëpronar me 50% i një veture blerë në vitin 2010 në vlerën 600 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
2) Pronar me 100% i një veture blerë në vitin 2007 në vlerën 100 000 lekë.
3) Pronar me 100% i një veture tip fuoristradë blerë në vitin 2010 në vlerën 70 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 760 086 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut Gjirokastër, 96 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 24 336 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga 1 050 720 lekë.
2) Bashkëshortja, të ardhura nga investimi në “Fond Invest” në një bankë të nivelit të dytë, 40 198 lekë.
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera
1) Depozitë në emër të fëmijëve në një bankë të nivelit të dytë, 589 086 lekë.
2) Gjendja cash, 1 527 944 lekë.
3) Bashkëshortja, depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 3 200 000 lekë.

Eduart Kapri Bashkia Pogradec (PD)
Pasuria e deklarimit fillestar 2014
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar i një ap. me sip. 168.53 m2 në Pogradec, vlera 7 881 895 lekë.
2) Pronar i 37 bodrumeve me sip. 555 m2 në Shëngjin, Lezhë.
3) Pronar i 3 njësive me sip. 1909.42 m2 në Shëngjin, Lezhë.
4) Pronar i 45 ap. me sip. totale 3054.96 m2 në Shëngjin, Lezhë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti)
1) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 24 803 lekë.
2) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 324 095 lekë.
3) Gjendja cash, 1 400 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si administrator i firmës “REAL-2 shpk”, 26 640 lekë/muaj.
Të ardhura nga paga si kryetar i këshillit bashkiak, Pogradec, 7 650 lekë/muaj.

Gjon Gjonaj Bashkia Pukë (PS)
Pasuria e deklarimit fillestar 2014
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar i një shtëpie banimi me sip. 146 m2 në fshatin Luf, njësia Qerret Pukë, vlera 3 000 000 lekë.
2) Pronar i një tokë bujqësore me sip. 3000 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 500 000 lekë.
3) Pronar i një shtëpie banimi me sip. 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 000 000 lekë.
4) Pronar i një tokë arë me sip. 6500 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 200 000 lekë.
5) Pronar i një toke arë me sip. 16 044 m2 në Barbullojë, Lezhë, vlera 64 176 000 lekë.
6) Pronar i një shtëpie dykatëshe me sip. 197.5 m2, tokë arë me sip. 3096 m2, plus lokal me sip. 112 m2, plus magazinë+servis me sip. 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, vlera e pronës 300 000 euro.
7) Pronar i një shtëpie banimi me sip. 148 m2, vlera 88 800 euro.
8) Pronar i 2 apartamenteve me sip. 158 m2, vlera 86 900 euro.
9) Pronar i një garazhi me sip. 45 m2, vlera 11 250 euro.
10) Pronar i 2 apartamenteve me sip. 150 m2 në Tiranë, vlera 90 000 euro.
11) Pronar me 50% i një magazine frigorifer me sip. 10 000 m2, vendndodhja Laç Kurbin vlera 1 450 000 euro.
12) Pronar me 34% i një impiant karriere për nxjerrje mermeri fshati Kolosjan Kukës, vlera 1 800 000 euro.
13) Pronar me 50% i hotel “Turizmi”, Pukë, vlera 1 650 000 euro.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti), gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Saimir Hasalla Bashkia Peqin (PDIU) Viti 2014
Të ardhura nga paga si këshilltar i grupit parlamentar të PDIU-së në Kuvendin e Shqipërisë, 536 242 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 28 939 lekë.

Kastriot Gurra Bashkia Librazhd (PS)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga si drejtor i ALUIZNI-t, Elbasan, 77 986 lekë/muaj.
1) Të ardhura nga paga si anëtar i këshillit të qarkut Elbasan, 9 360 lekë/muaj.
2) Të ardhura nga paga si anëtar i Këshillit të Komunës Qukës, 7 155 lekë/muaj.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
1) Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 41 000 lekë/muaj.
2) Të ardhura nga paga e bashkëshortes në komunën Lunik, 18 000 lekë/muaj.
3) Të ardhura nga paga e bashkëshortes në komunën Velçan, 18 000 lekë/muaj.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 034 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 950 000 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 142 451 lekë.
4) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 617 lekë.
5) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 900 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer, 1 728 665 lekë.
6) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 350 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer, 183 146 lekë.
7) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 824 lekë.

Ardian Kokomani Bashkia Shijak (PS)
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
Të ardhura si kryetar i komunës Gjepalaj, Durrës, 779 904 lekë.
Të ardhura si këshilltar/anëtar bordesh, të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut, 120 000 lekë.
Të ardhura nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale
Të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore, 500 000 lekë.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 952 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 410 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 18 564 lekë.

Armando Subashi Bashkia Fier (PS)
Të ardhura nga paga, 2 789 802 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshortja, të ardhura nga paga 504 687 lekë.
Të tjera
1) Gjendja e llogarisë së pagës, në një bankë të nivelit të dytë, 1 427 677 lekë.
2) Bashkëshortja, pakësimi në llogarinë e pagës, – 70 897 lekë.

Besnik Dushaj Bashkia Tropojë (PD)
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet, 2 771 821 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, ISSH, 200 000 lekë.
Të tjera
1) Shtesë gjendje cash, 1 000 000 lekë.
2) Autoveturë e deklaruar në emër të djalit, në bazë të kontratës së dhurimit 12.08.2014, ka kaluar në emrin tim.
Viti 2013
Të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 2 771 931 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshortja, të ardhura nga pensioni, 200 000 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 3 266 276 lekë.
Të ardhura të personave, pjesë e certifikatës familjare
Bashkëshortja, të ardhura nga pensioni 200 000 lekë.

Bashkim Shehu Bashkia Kukës (PD)
Pasuria e deklarimit fillestar 2014
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar i një ap. me sip. 102 m2 në Tiranë, vlera 81 600 euro.
2) Pronar me 25% i një toke arë me sip. 1580 m2, në komunën Farkë, vlera 500 000 lekë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti)
1) Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 200 dollarë.
2) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në vitin 2010, normë interesi 3%, detyrimi mujor për të shlyer 30 000 lekë.
Automjete
1) Pronar i një makine “Fiat Punto”, vlera 70 000 lekë.
2) Pronar i një makine “Audi Q7”, vlera 700 000 lekë.
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar i një ap. me sip. 168.53 m2 në Pogradec, vlera 7 881 895 lekë.
2) Pronar i 37 bodrumeve me sip. 555 m2 në Shëngjin, Lezhë.
3) Pronar i 3 njësive me sip. 1909.42 m2 në Shëngjin, Lezhë.
4) Pronar i 45 ap. me sip. totale 3054.96 m2 në Shëngjin, Lezhë.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti)
1) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 24 803 lekë.
2) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 324 095 lekë.
3) Gjendja cash, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si administrator i firmës “REAL-2 shpk”, 26 640 lekë/muaj.
Të ardhura nga paga si kryetar i këshillit bashkiak, Pogradec, 7 650 lekë/muaj.

Majlinda Bufi Bashkia Roskovec (PS)
Pasuri të paluajtshme
Zonja Bufi deklaron se burimi i pasurisë janë të ardhurat nga emigracioni.
1) Apartament banimi, sip. 320 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2006, me vlerë 9 000 000 lekë.
2) Lokal 2 kate sip. 640 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 18 000 000 lekë.
3) Tokë arë, sip. 3120 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2007, me vlerë 7 500 000 lekë.
4) Tokë are, sip. 1665 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 710 526 lekë.
5) Tokë are, sip. 1850 m2, Lagja nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 789 473 lekë.
6) Dyqan me sip. 42.5 m2, Lagja nr.2 Roskovec, viti i blerjes 2012 me vlerë 5 500 000 lekë.
6) Tokë, truall e kabinë me sip. 213 m2, Lagja nr. 1 Roskovec, me vlerë 110 760 lekë, blerë në vitin 2000.
7) Bashkëshorti zotërues i objektit “Ofiçina e re” plus kabinë elektrike, lagje nr. 1 Roskovec, sip. 600 m2 + 12 m2, blerë në vitin 1996 me vlerë 4 000 000 lekë objekti dhe 2 000 000 lekë trualli.
8) Bashkëshorti, zotërues i truallit të ofiçinës me sip. 1509 m2, blerë në vitin 1997 me vlerë 482 880 lekë.
9) Bashkëshorti, porosi për prenotim dyqani, kati përdhes plus garazhe nr.6 dhe nr.7 me sip. 60 m2 me shoqërinë “Ardit-06 shpk” me vlerë 100 000 euro.
10) Bashkëshorti, porosi prenotim zyrë 82.3 m2 me vlerën 75 000 euro + apartament 164.45 m2, me vlerën 55 000 euro me shoqërinë “Ardit-06 shpk”.
11) Bashkëshorti, kontratë për ndërtim apartamenti me sip. 146 m2 në Tiranë, realizuar pagesa me shoqërinë “Luarasi-05 shpk”, në vlerën 116 800 euro.
12) Bashkëshorti, porosi për ndërtim lokali, kati i dytë me sip. 311.3 m2 me shoqërinë “Ardit 06” në vlerën 435 820 euro, paguar paraprakisht 300 000 euro.
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti)
1) Llogari personale në bankë të nivelit të dytë në vlerën 58 751 lekë. Burimi: të ardhura nga emigracioni.
2) Llogari personale në bankë të nivelit të dytë në vlerën 298.49 lekë. Burimi: të ardhura nga emigracioni.
3) Llogari personale në bankë të nivelit të dytë në vlerën 33 782 lekë.
4) Depozitë në emër të vajzës në bankë të nivelit të dytë në vlerën 796 704 lekë. Burimi: kursime nga puna dhe paga.
5) Depozitë në emër të djalit në bankë të nivelit të dytë në vlerën 796 755 lekë. Burimi: kursime nga puna dhe paga.
6) Bashkëshorti, llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë 2 096 lekë. Burimi: kursime.
7) Bashkëshorti, llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, 11 266 lekë. Burimi: kursime.
8) Gjendje cash në shtëpi në vlerën 20 000 000 lekë.
Automjete, autoveturë tip “Benz Mercedes”, prodhim i vitit 1996, me vlerë 1 500 000 lekë.
Bashkëshorti, aksione në shoqërinë “Anbi shpk” si ortak i vetëm në vlerën 31 800 000 lekë.
Të tjera, dhënie huaje pale të tretë në vlerën 2 150 000 lekë.
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga si deputete, 1 467 203 lekë.
Të ardhura nga bonuse
1) Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione, 117 000 lekë.
2) Të ardhura për shpenzime telefoni, 204 000 lekë.
3) Të ardhura nga dieta e akomodim, 755 500 lekë.
4) Të ardhura për shpenzime qiraje, 297 000 lekë.
5) Të ardhura për shpenzime karburanti, 415 383 lekë.
Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh: Nuk ka.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
1) Të ardhura nga interesat bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 800 euro.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga interesat bankare në një bankë të nivelit të dytë, 68 851 lekë.
3) Bashkëshorti, të ardhura nga interesat në një bankë të nivelit të dytë, 68 854 lekë.
Të ardhura qiradhënie: Nuk ka.
Bashkëshorti, të ardhura nga qiratë, 306 000 lekë.
1) Bashkëshorti, të ardhura nga paga si ekonomist në shoqërinë “Anbi shpk”, 428 722 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga shitja e aksioneve, 9 010 000 lekë.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë: Nuk ka.
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion.
Të tjera
1) Pakësim në llogarinë personale në një bankë të nivelit të dytë, – 58 417 lekë.
2) Pakësim në llogarinë personale në një bankë të nivelit të dytë, – 60 983 lekë.
3) Bashkëpronësi në një godine ekonomike 574 m2, ndërtuar pas prishjes së një magazine në Roskovec, 7 203 702 lekë.
4) Kredi në bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 26 940 euro, e marrë në datën 02. 06. 2014 me principal 30 000 euro, afat shlyerjeje 5 vjet, kësti mujor 602 euro, interes Euribor 1-vjeçar 7%.
5) Shtesa në depozitë në llogari të Iva Arben Bufi, në një bankë të nivelit të dytë, 458 851 lekë.
6) Shtesë në depozitë në llogari të Marvi Arben Bufi, në një bankë të nivelit të dytë, 458 854 lekë.
7) Bashkëshorti, shtesë në llogarinë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 1 100 000 lekë.
8) Bashkëshorti, shtesë në llogarinë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 6 320 lekë.
9) Bashkëshorti, pakësim në llogarinë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë – 155 243 lekë.
10) Bashkëshorti, shtesë në llogarinë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 208 lekë.
11) Bashkëshorti, pakësim i gjendjesh cash, 1 310 000 lekë.
12) Bashkëshorti, pakësim i aksioneve në shoqërinë “Anbi shpk”, – 31 800 000 lekë.
Shpenzimet e deklarueshme 2014
Përshkrim shpenzimi
1) Blerje autoveture, 17 600 euro.
2) Bashkëshorti, blerje trualli me sip. 257 m2 në Roskovec, 128 243 lekë.
3) Bashkëshorti, blerje ap. me sip. 87 m2, 2 480 000 lekë.
4) Bashkëshorti, blerje njësie, sip. 30 m2 në Pogradec, 1 050 lekë.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb