Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Vlora, të transmetuar në faqen e tij në “Facebook” ka komentuar punët që ai dhe qeveria e tij kanë kryer në qytetarin bregdetar.
Rama u shpreh se projektet e Rilindjes në Vlorë kanë bërë që pasuria e vlonjatëve të shumëfishohet.
Kreu i qeverisë shtoi se vija bregdetare do të sistemohet deri në Orikum, ndërsa vlerësoi se duhet mandati i tretë, që të kryhen punët që janë tashmë në proces.
“Rilindja Urbane nuk është fasadë, por shërben ehe për rritje ekonomike. Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar në vlerë. Biznesi është rritur në të ardhura. Këto nuk janë propagandë, por janë zhvillim ekonomik. Projekti do vazhdojë deri në Orikum, do kemi vijën më të gjatë shëtitëse në bregdet.
Pronat do të rriten goxha në vlerë. Mandati është mjeti për të arritur qëllimin, të realizojmë punët që kemi në proces. Gjithë pjesa e lumit të Vlorë do transformohet”, u shpreh Rama.
(d.xh/ Balkanweb)