NGA ZONJA VJOLLCA
1.5 kg patate
250 gr bizele
100 gr pançetë
80 gr djathë parmixhano
1-2 kokrra vezë
1 tufë majdanoz
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 ml qumësht
Kripë
Piper të zi
Fillimisht në një tenxhere vendosim një pjesë të patateve të ziejnë për 35-40 minuta, më pas këto patate i kthejmë në pure. Ne nje tenxhere tjeter ziejmë për 5 minuta pjesën tjetër të patateve të cilat i kemi prerë në disqe. Në një tigan me shumë pak vaj skuqim pançetën dhe e lëmë derisa të bëhet krokante, më pas shtojmë bizelet duke shtuar dhe një garuzhde nga uji i patateve që ziejnë. Në tasin ku kemi vendosur purenë e patates shtojmë bizelet me pançetën, gjysmën e djathit parmixhano, një kokërr vezë, qumësht dhe majdanoz. I trazojmë të gjithë përbërësit së bashku dhe masën e përgatitur e shtrojmë në një tepsi të mbuluar me letër kuzhine ku poshtë dhe anash kemi vendosur patatet e prera në disqe. E nivelojmë mirë purenë duke e mbuluar më pas të gjithë sipërfaqen me patatet e prera në disqe. E pudrosim me djathë parmixano dhe me pak gjalpë dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e kalojmë furrën në ventilim në temperaturën 220 gradë Celsius.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)
