Patatet e skuqura shumë mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit, paralajmërojnë mbikëqyrët e ushqimit. Tosti i djegur gjithashtu futet në listën e rrezikut të Agjencisë së Standardeve të Ushqimeve.
Ekspertët rekomandojnë që ushqimet e skuqura të kenë një ngjyrë të verdhë të lehtë në gold dhe mos të kalojnë asnjëherë në ngjyrë kafe. Ata ngrenë shqetësimin në lidhje me konsumimin e substancës kimike akrylamide, që shkaktohet nga procesi i skuqjes së shumtë të patateve.

FSA sugjeron që njerëzit mund të ulin rrezikun duke hequr dorë nga patatinat e thata dhe të konsumojnë patate të ziera, pure dhe ushqime në avull. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që t’i mos i ruani më patatet në frigorifer, pasi çon në formimin e substancës akrylamide, sipas shendet+.

Agjencia e Standardeve të Ushqimeve ka hapur edhe një fushatë me sloganin “Go for gold”, për të paralajmëruar kompanitë e fast fond-eve në lidhje me këtë rrezik potencial.

Substanca akrylamide, që gjendet gjithashtu edhe tek cigaret, ka rezultuar se shkakton kancer në testet e kryera tek kafshët. Studimet kanë treguar se të gjitha grupmoshat, në veçanti fëmijët, po konsumojnë më shumë akrylamide seç duhet.

Për ta shmangur këtë substancë, FSA sugjeron që ushqimet me niseshte, si patatet, buka, perimet me rrënjë duhet të kenë një ngjyrë të verdhë në gold, ndoshta edhe pak më të lehtë, kur skuqen, piqen apo theken.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: