Nga: ZONJA VJOLLCA*
1-2 patëllxhanë të mëdhenj
150 gr kërpudha
100 gr domate në vaj
100 ml verë të bardhë
1 lgj kaperi
300 gr djathë mocarela
100 gr rukola
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper të zi

Fillimisht presim në feta të trasha 1.5 cm për së gjati patëllxhanët. I spërkasim me kripë dhe i lemë të pushojnë për 10 minuta. Ndërkohë pastrojmë dhe presim kërpudhat, kullojmë domatet nga vaji dhe i presim ato imët.
Në një tigan me një lugë gjelle vaj ulliri vendosim domatet dhe kerpudhat dhe sapo të nxehen i shuajmë me verë të bardhë. I kaurdisim domatet në verë për 5 minuta derisa lëngu të avullojë pothuajse plotësisht. I largojmë domatet bashkë me kërpudhat nga zjarri duke shtuar kaperin, kripën dhe piperin e zi.
Fetat e patëllxhanit i kalojmë në tigan për 3-4 minuta nga të dyja anët. Në një tepsi shtrojmë një letër pjekje, mbi të vendosim fetat e patëllxhanit ku mbi patellxhan hedhim kimën me kërpudha dhe domate të thata. Mbi kimë vendosim disa kubikë mocarela dhe i spërkasim patëllxhanët me pak vaj dhe i vendosim në furrë për 5 minuta. I servirim patëllxhanët duke i pudrosur me pak pipër të freskët dhe të shoqëruar me pak rukola të freskët.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: