Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në Truth Social se ka zhvilluar një telefonatë me homologun rus Vladimir Putinin që zgjati një orë e 15 minuta.

Ai tha se dyshja diskutoi sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhet t’i përgjigjet sulmit.

Trump e quajti telefonatën një “bisedë të mirë”, por pretendoi se nuk ishte një bisedë që do të çonte në paqe të menjëhershme.

Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, me bisedën e tyre të fundit telefonike që u zhvillua më 19 maj.

Ajo bisedë zgjati dy orë dhe Trump e përshkroi atë në atë kohë si “të shkëlqyer”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb