Alexander Pato do të rikthehej sërish në fushë, vetëm për Milanin. Kjo është ajo që ka deklaruar vetë Pato, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Më mungon ‘San Siro’, më mungon Milani. Do të jepja gjithçka për të veshur edhe një herë atë fanellë: do të më mjaftonin vetëm 6 muaj për të kthyer gjithë dashurinë që kam ndier dhe për të ndihmuar klubin.

I pyetur nëse ka hequr dorë përfundimisht nga futbolli, ai u përgjigj:

“Ndeshja ime e fundit ka qenë më 21 shtator 2023, por vazhdoj të stërvitem vetë. Do të rikthehesha vetëm për Milanin. Kam përjetuar shumë gjatë karrierës sime: disa eksperienca kanë qenë të bukura, të tjera zhgënjyese. Jam gëzuar, kam vuajtur, kam mësuar. Jam rritur si njeri, jo vetëm si futbollist. Tani i shoh gjërat ndryshe, por dëshira për të veshur sërish fanellën kuqezi është reale dhe do ta bëja me përkushtim dhe seriozitet maksimal.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb