Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një dalje për mediat, bashkë me kryedemorkatin Sali Berisha tregoi detaje nga libri ‘Farsa e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri’ pohoi se 40 kartele droge kanë influencuar me shantazhe dhe presione dhe kanë blerë vota për llogari të PS-së, në zgjedhjet e 11 majit.
Ajo tha se sistemi i patronazhimit ishte akses i Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t dhe kryeministrit Edi Rama.
“Kapitulli i dytë i librit fokusohet te ndikimi i karteleve të drogës në zgjedhje, ku zë pjesë dhe Ergys Agasi. 40 kartele droge kanë influencuar me shantazhe, dhe me jete, në favor të PS-së. Të gjitha qarqet janë më vete. Të gjitha bandat kriminale, si Poja, apo dhe në Elbasan është karteli i drogës së Suel Çelës, ku u influencuan dhe votat për Sara Milen. Në Vorë grupi kriminal Xhabafti. Kemi denoncuar faktin që banda Xhabaftit, ku vëllezërit Xhabafti bënë dhe debat me zotin Flamur Noka. I njëjti person që tha se ishte votues sjell votuesit dhe ka verifikuar dhe folur me komisionerët, dhe verifikon që ata kishin votuar për PS-në. Kapitulli i tretë është ai për patronazhistët. Këtu dua të theksoj rolin e AKSHI-t. Duke iu referuar të dhënave nga punonjës të ndershëm, aksesin e patronazhimit e kishin Mirlinda dhe Rama. Më pas aksesi iu jepej drejtuesve të qarqeve.”, tha ajo.
