Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, jashtë parlamentit deklaroi se patronazhmi është jnjë funksion politik i PS dhe sipas tij është e kundërta e asaj që konceptohet.

Ai tha se në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore do të merren parasysh rekomandimet e ODIHR

“Ne i kemi dhënë të drejtën të gjitha partive, edhe ato që kanë nga një mandat. Të kenë të drejtën e propozimeve. Të kenë të drejtën e diskutimit. Vetëm nuk janë anëtarë formalë të Komisionit të Reformës. Qëllimi është që të ketë një numër funksional. E rëndësishme është që ta trajomë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Njëkohësisht duke ruajtur traditën marrjes së eksprtizës së ODIHR.

Komisioni i reformës do të trajtojë të gjitha rekomandimet e ODHIR.

Këto gjëra do të trajtojnë në ligjin zgjedhor. Patronazhimi është një funskion politik në anëtarësi i PS, nuk ka të bëjë me atë koncept që përdoret rëndom në politikë. Çdo gjë është në tavolinë ne herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor, bazuar në kërkesa te PD. Sepse ndryshim i formulimit me një pjesë të mbyllur dhe të hapur është pjesë e sistemit zgjedhore. Ne do të diskutojmë, kush do të jetë varianti më i mirë.”, tha Gjiknuri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb