Në pjesën e dytë të emisionit “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendit tonë dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve dhe kompanive në vend si dhe sistemin e patronazhistëve.

Eksperti në fushën e informacionit dhe sigurisë Besmir Semanaj, u shpreh se përgjegjësi kryesor për hakërrimin e të dhënave qoftë në sulmet nga jashtë qoftë me marrjen e të dhënave dhe përdorimin e tyre në rastin e patronazhistëve, është AKSHI, pasi 100 e strukturës së IT në vend është përgjegjësi e saj.

Ndërkohë ish zv.ministri Avenir Peka u shpreh se hakerimi i parë është ai i bërë në rastin e patronazhistëve, ku qeveria me mekanizmat e saj ka marrë të dhënat e qytetarëve për ti përdorur në funksion të ndikimit në zgjedhje

Pjesë nga biseda në studio:

Sejdarasi: Ngjarje e rëndë, përfshin shumë aktorë dhe përgjegjësi që mendoj se janë duke u kërkuar se po hetohet, një pjesë mendoj se janë pjesë e administratës. Pjesa më e rëndësishme e përgjegjësisë është e atyre institucioneve që i kanë këto të dhëna dhe i grumbullojnë. Këtu ka nisur edhe prokuroria.

Demiri: Databaza me emrat nuk dihet nga ka dalë, është databazë i ndryshuar, janë marrë nga një sistem dhe janë mbushur me të dhëna të tjera si emri i patronazhistit.
Është marrë një sasi të dhënash dhe pastaj janë mbushur për arsye të caktuar me të dhënat e tjera që kishin elementin si preferenca politike.

Semanaj: 100 përqind e infrastrukturës IT në Shqipëri është në varësi të AKSH-it.
E-Albania nuk mban të dhëna dpor lidh sistemet me njëra tjetrën. Duhet të themi AKSH-i jo e-Albania. Ministritë, doganat, Kryeministria, infrastruktura është e AKSH-it.
Përderisa është e AKSH edhe përgjegjësia bie mbi të. zyrtarisht shteti shqiptar nuk është i hakeruar, zyrtarisht asnjë e dhënë publike nuk ka dalë. nëse ecim mbi deklarata zyrtare nuk jemi hakeruar. Kryeministri mban një qëndrim politik. Ekspertët mundohen të edukojnë fëmijët të mos ndajnë të dhënat publike, del kryeministri që e lexon dhe bën thirrje për bërjen publike.

Peka: Me atë deklaratë të Ramës në çdo vend normal ai do kishte fluturuar nga posti në rastin më të vogël, ka një ligj që të dhënat duhet të jenë personale. Rama donte të justifikonte tjetër, hakerimi i parë është bërë me rastin e patronazhistët. Partia në pushtet me mekanizmat e saj ka marrë të dhënat e qytetarëve për ti përdorur për vete. Problemi nuk është përdorimi i numrave të telefonit nga patronazhistët, problemi është që qeveria ka përdorur një mekanizëm antiliogjor për të marrë të dhëna konfidenciale dhe i ka përdorur në funksion të ndikimit në zgjedhje. Hakerimi i parë ishte ai i patronazhistëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb