Në ndeshjen e parë sezonale në Premier League kundër Leeds ka shkëlqyer me katër asiste në fitoren 5-1 të marrë nga Manchester United. Po flasim për Paul Pogba, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë larg Anglisë dhe Djajve të Kuq.

Sipas Daily Star, francezi do të largohet nga United në fund të sezonit dhe duket se ka një marrëveshje në vija të përgjithshme me Real Madrid. Një lajm i keq ky për Juventus, gjithashtu e interesuar për kampionin e botës.

Plani i madrilenëve për të ardhmen duket se përqendrohet te dy yjet më të shndritshëm të Francës: Paul Pogba e Kylian Mbappe, të cilëve u skadon kontrata në qershorin e 2022-shit.

Djajtë e Kuq mund ta shijojnë mesfushorin edhe për një sezon, për ta humbur më pas me kosto zero. Teatri i ardhshëm ku Pogba do të japë shfaqje mund të jetë prestigjiozi Santiago Bernabeu: të gjitha të dhënat çojnë te Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb