Deputeti socialist i Qarkut të Shkodrës, Paulin Sterkaj ka qenë i vetmi përfaqësues i mazhorancës që jo vetëm nuk ka patur frikë nga protesta e opozitës por ka shkuar të ndjekë atë edhe nga afër.

“BalkanWeb” raporton se Sterkaj ka përshkruar sot mes për mes turmën e protestuesve të irrituar që kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe më pas është ndalur pas podiumit ku fliste kreu demokrat, Lulzim Basha.

Në këtë foto ai shihet teksa flet në telefon, në kryqëzimin që të çon drejt zonës së Bllokut i pashqetësuar nga ajo që po ndodhte pas shpinës së tij dhe pa patur frikë se prania e tij në protestë mund të cilësohej si provokim, ç’ka mund të shërbente edhe si shkak për ndonjë incident të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb