Mes Akademisë së Shkencave dhe qeverisë duket se është krijuar një ngërç komunikimi sa i takon akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartë. Kreu i Akademisë ka dalë në deklaratë për mediat për të dhënë një mesazh publik.

Pavarësia e kërkimit shkencor në Shqipëri mbetet në duart e në vullnetin politik të qeverisë. Pas reformës së Akademisë, një ngërç në komunikimin institucional sa i takon akteve nënligjore të ligjit për kërkimin shkencor duket se është krijuar, sa që kreu i akademisë së shkencave doli në një deklaratë publike. Ai tha se Projekt-aktet, deri me tani, nuk i plotësojnë pritshmëritë dhe ka çuar ne shtimin e disa kufizimeve ambige e te panevojshme ne ligjin e ri për shkencën, megjithëse mohoi përplasjet e dukshme jo publike.

I pyetur për pavarësinë e kërkimit shkencor, nën dritën e Këshillit Kombëtar për Shkencën e Kërkimin Shkencor, i cili ngrihet për herë të parë ai tha se pavarësia varet nga qeveria.

Në Këshillin kombëtar janë të përfaqësuar institucionet kryesore të politikbërjes, zhvillimit e financimit të kërkimit shkencor. Gjinushi tha se ligji nuk duhet deformuar e keqinterpretuar dhe se buxheti për shkencën duhet rritur në 1% të GDP.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb