Pavarësisht 6 humbjeve në 12 ndeshjet e fundit, ku peshojnë shumë turpërimi i pësuar nga Liverpool dhe Man.City, Ole Gunnar Solskjaer ka marrë sërish besimin nga ana e drejtuesve të Man.United. Ekipi është përfshirë në një krizë të madhe, në rezultate dhe në aspektin psikologjik, por tekniku norvegjez i ka dhuruar lojtarëve, stafit dhe vetes së tij, një javë pushim. Vetë Solskjaer ka udhëtuar drejtë Norvegjisë së bashku me familjen e tij për të karikuar bateritë.

Soljskjaer
Soljskjaer

Ky vendim sipas “Daily Mail”, ka befasuar jo vetëm stafin e klubit por dhe vetë lojtarët, që nuk e prisnin një vendim të tillë pas këtyre rezultateve. Solskjaer ka përfunduar në qendër të kritikave ku tifozët dhe opinioni sportiv kërkojnë shkarkimin e tij por nuk janë të këtij mendimi drejtuesit e klubit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb