Me rinovimin e Leo Messit që duket thjeshtë një formalitet, Barcelona vijon punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Ashtu siç pritej, Sergio Aguero është goditja e parë zyrtare. Sulmuesi argjentinas iu nënshtrua vizitave mjekësorë për të firmosur më pas një kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitojë 5 milion euro në sezon. Interesant është fakti që drejtuesit e Barcelonës i kanë vendosur një klauzolë largimi prej 100 milion euro. Kun rikthehet në këtë mënyrë në La Liga pas dhjetë vitesh.
Gjatë prezantimit të tij, klubi blaugrana njoftoi edhe blerjen e radhës, bëhet fjalë për Eric Garcia. Ish mbrojtësi i Man.City rikthehet në katalunjë duke firmosur një kontratë deri në qershor të 2026. Për spanjollin klubi ka menduar një klauzolë largimi akoma më të frikshme, 400 milion euro. Blaugranët priten të jenë një klubet më aktive në këtë merkato verë por pavarësisht dy goditjeve të para ende nuk është përcaktuar qartësisht e ardhmja e vetë trajnerin Ronald Koeman, nuk ishte i vendosur në këtë pikë as vetë presidenti Johan Laporta duke lënë gjithçka hapur.
(BalkanWeb)
