BERAT- Dega e Partisë Demokratike Berat, mbështet protestën e banorëve të lagjes “Jani Vruho”. Sipas PD, këta banorë protestojnë sot kundra papunësisë, kushteve jashtëzakonisht të vështira në të cilat jetojnë, kundër errësirës si rezultat i pamundësisë së pagesave të faturave të energjisë elektrike, kundër pamundësisë për të blerë ilaçet apo shërbimin shëndetësor që kjo qeveri e premtoi falas sidomos për shtresat në nevojë.

“Nxjerrja nga skema e përkrahjes sociale si dhe mosdhënia e Kempit edhe për njerëz të gjymtuar, është një shenjë tjetër e dështimit të kësaj qeverisje!”, deklaron PD Berat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: