Partia Demokratike ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

PD kërkon shfuqizimin e zgjedhjes së tij dhe njëkohësisht dhe pezullimin e Shabanit nga detyra.

Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor. Seanca plenare e emërimit të tij u karakterizua nga debate dhe tesione, për shkak se PD pretendonte se i ka tërhequr firmat e dhënë në mbështetje të kandidaturës ë tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb