Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj qeverisë për miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) lidhur me kultivimin e kanabisit mjekësor, vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Gjatë një deklarate për mediat, gazetari Armand Maho theksoi se janë vënë në dispozicion sipërfaqe toke shumë më të mëdha se sa lejon ligji i vitit 2023.

Sipas tij, tokat për kultivimin e kanabisit janë përzgjedhur në zona pranë lumenjve dhe me dendësi të lartë popullsie, duke u shprehur se kjo mund të ketë një ndikim të mundshëm elektoral.

Gazetari Armand Maho: 2 muaj para zgjedhjeve, u bë VKM për kanabisin mjekësor. Ligji i 2023 lejon 10 zona kadastrale në 7 qarqe. Ligji i 2023 lejon 200 hektarë në total për kanabisin mjekësor. 294 milionë metër katrorë tokë janë vënë në dispozicion të kanabisit mjekësor. Ligji e përcakton se nuk mund të jepet më shumë se 200 hektarë për mbjelljen e kanabisit mjekësor dhe janë dhënë shumë më tepër sipërfaqe për mbjellje. Tokat që janë dhënë për mbjellje kanabisi janë pranë lumenjve, ku popullsia është e madhe dhe impakti elektoral është më i madh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb