Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që sollën zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat të Popullit, duke u ndalur edhe të firmat e dhëna nga deptuetë të PD.
Noka u shpreh se PD ka kërkuar ndjesë për gabimin e bërë nga kolegët deputetë.
Ai u shpreh se personalisht ka kritikuar, madje edhe sulmuar kolegët që kanë firmosur për emrin e Shabanit, pasi sipas tij PD e ka cilësuar atë gjithnjë si “ushtar të Soros dhe Ramës”.
Noka: Ne kemi kërkuar ndjesë për gabimin që u bë nga kolegët tanë. E kam thënë, ka qenë rrethana që i kemi sqaruar dhe përsëri mbetet gabim. Unë futem te ata që kam kritikuar, madje kam sulmuar kolegët që e kanë firmosur atë sepse PD e ka konsideruar ushtar të Soros dhe Ramës Endri Shabanin gjithmonë, dhe i tillë ka qenë. Për mua ka qenë e pafalshme ajo firmë, i kam kritikuar kolegët e mi… Kemi kërkuar ndjesë, nuk di çfarë mund të bëjmë më shumë. Kemi kërkuar ndjesë te qytetarët, nuk dua t’i hyjmë asaj çështjeje se ka kaluar në aspektin politik.
