MAT– Këshilli Bashkiak i Matit ka kaluar sot buxhetin për vitin 2017. Partia Demokratike dhe LSI kanë bashkuar votat, duke e miratuar projektbuxhetin për këtë vit.

Bashkia e Matit drejtohet nga Nezir Rizvani, i cili ishte kandidati i PD në zgjedhjet vendore të 2015.

Ende nuk dihet se cilat janë zërat kryesore në buxhetin e Bashkisë Mat, të parashikuara për t’u realizuar përgjatë vitit 2017.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: