KORÇA

Partia Demokratike në Korçë ka komanduar drejtuesit e rinj në 15 seksionet ku pati mangësi pas dorëheqjeve në javët e fundit.

Në një aktivitet masiv, 315 kryetarët e sekretarët e seksioneve bashkë me kryetarët e grupseksioneve u takuan në selinë e degës së PD në qytetin juglindor.

Konfirmohet nga PD e Korçës se të dorëhequrit kanë qenë disa figura të njohura, madje kandidatë zyrtarë në parti të tjera në 25 prill, kurse disa të panjohur, por ata që kanë kontribuar janë kontaktuar dhe do të vijojnë të jenë aktivë.

Tashmë në 15 seksionet ku pati mangësi janë plotësuar me drejtues të rinj të komanduar sipas statutit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe PD e Korçës në këtë mënyrë vijon aktivitetin normalisht e plotë.

Në korrik dha dorëheqjen ish-kryetari i PD në Korçë, Andrea Mano i cili is the i 7-ti në listë për zgjedhjet e 25 prillit së bashku me 13 anëtarë kryesie teksa kritikuan hapur lidershipin e partisë.

Disa ditë më parë erdhi dhe ‘vala e dytë’ e dorëheqjeve në Korçë, sekretarë dhe koordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas të Partisë Demokratike në këtë qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb