Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp me gazetarët, theksoi se opozita ka kandidatë të pakrahasueshme me Ogerta Manastirlliun.
Ai tha se Manastirlliu u “trondit” kur e morri vesh se ishte emëruar që të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
Berisha: Edi Rama pasi e futi Gjushin në qeli. Pasi bëri pazar me Erion Veliajn që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje. Duket se Erion Veliaj nuk pranoi marrëveshjen, përderisa ai u ka kërkua avokatëve të tij të depozitojë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.
Pavarësisht nga kjo sot, është ditë e hënë prisni nga ora 1, kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë për datën e zgjedhjeve. Opozita sot në këtë moment që flasim ka disa kandidatë dhe kandidate, të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit. Ju ftoj të kujtoni një moment. Tronditjen e Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për Kryetare. Shiheni pak atë pamje. Ajo e kuptoi se Edi Rama lau duart me atë, e dorëzoi në fatin e Veliajt.
