Kavaja do të drejtohet nga demokratët në 2 vitet në vijim. Pas 6 vitesh PD fitoi zgjedhjet me kandidatin Isa Sakja që fitoi me 28 vota më shumë se Dorjan Murati i PS.

Pas mbylljes së numërimit të votave të fundit dhe rezultatit me fitoren e PD, Kavaja dha edhe mesazh të madh qytetarie. Shpallja e fituesit u shoqërua me një përqafim mes dy rivalëve të fortë, kandidateve në garë, Isa Sakjas dhe Dorjan Muratit.

Ndërkohë fituesi, ka dhënë një mesazh për të gjithë votuesit dhe qytetarët e tij duke i falënderuar dhe duke deklaruar se Bashkia do jetë në shërbim të tyre.

“Faleminderit të dashur bashkëqytetarë! Faleminderit që qëndruat, luftuat dhe me besuat! Ju jam pafundësisht mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj në këtë fushatë qytetare që zhvilluam së bashku për një Kavajë për qytetarët e saj, për një bashki në shërbim të qytetarëve, pa i ndarë ata në të djathtë e të majtë. Mirënjohje!”, tha ai.

Dorjan Murati i PS mori 11.127 vota ndërsa kandidati i PD Isa Sakja ka marrë 11.155 vota. Kandidati i LSI-së Maksim Kona mori 1969 vota, ndërsa të pavlefshme kanë dalë 698 vota.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: