Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me entuziazëm dhe frymëzim.
Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, Salianji thotë se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend.
“Kjo frymë është ndjerë edhe më herët në qytete të tjera si Durrësi, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra”, shkruan Salianji.
Korça ishte një magjepsje
Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme!
Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të përfshirë njerëz, për të shkuar përtej vetes, për të sjellë rotacionin. Këtë e kemi parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën time të zemrës!
Fjalët nuk ekzistojnë për të shprehur falenderimet, por dua t’i përcjell një mirënjohje nga zemra për çdo demokrat dhe demokrate të Korçës entuziazmin dhe dashurinë që më përcollën në takimin e djeshëm!
E paharrueshme
