Kryetarja e Kuvendi Elisa Spiropali, ishte e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku tha se një nga investimet e bëra nga qeveria, ka qenë pikërisht fakti që SPAK të ketë fuqinë të veprojë pa u penguar.

Ajo shtoi se pandëshkueshmëri ka pësuar një zmbrapsje pa kthim, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe qasjen e opozitës e kryesisht të PD ndaj organeve të drejtësisë së re.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se ndërkohë që PS mbështet drejtësinë, PD ka në program shkrirjen e Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe gjuha dhe sulmet ndaj prokurorëve prej tyre është jo normale.

“Ne besojmë tek një drejtësi e pavarur, kemi investuar për këtë, që SPAK të ketë të gjithë fuqinë që i jep ligjit, pandëshkushmëria ka pësuar një zmbrapsje fatale pa kthim. Nëse kundërshtarët tanë për çdo rast kur drejtësia godet nuk lënë epitet pa i vënë prokurorëve e sulm pa i bërë sistemit të drejtësisë, pjesë e programit të tyre është shkrirja e SPAK, ne kemi një qasje tjetër.

Ne e kafshojmë gjuhën, por besojmë që në Shqipëri askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por pa dyshim edhe mbi ligjin”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb