Partia Demokratike zhvilloi këtë të hënë foltoren gjashtë, teksa demokratë dhe mbështetës të opozitës u mblodhën para Kryeministrisë.

Në mes të pjesëmarrësve ishte kreu i PD Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, por edhe Partisë së Lirisë ku të pranishëm ishin deputetët Tedi Blushi, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho.

Kjo ishte foltorja e gjashtë radhazi e opozitës, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestën e saj kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb