Në pjesën e fundit të emisioni “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me mënyrën se si PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Analisti mentor Kikia ka treguar skenarët se si një gjë e tillë mund të ndodhë.

Ndërkohë anëtari i kryesisë ë PD Aldo Bumçi tha se kjo do të jetë një çështje që do të zgjidhej në vetëm pak ditë dhe se atëherë do të jetë e qartë gjithçka.

Pjesë nga diskutimi:

Kikia: PL edhe pse predikon se ka listën e saj

Bumçi: Po të presësh edhe pak do bëhet publike.

Kikia; PD nuk del dot me listë as për kryeatar as për këshilltar. PD mund të futet në zgjedhje me koalicion, PL futet me listën e vet me listën e këshilltarëve por votën e saj e orienton nga kandidatët e tjerë.

Caka: Edhe pse dihet ku qëndron shumica bëjmë diskutim për një element formal.

Kikia: Në këto kushte po hipotezojmë

Bumçi: Për pak ditë firmoset e bëhet publike.

Kikia: Me çfarë liste?

Bumçi: Prit pak ditë e bëhet publike. Ka një vullnet të qartë të treguar, është koalicion 6 vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: