Genti Kaprata, përfaqësues i Departamentit të Urbanistikës në Partinë Demokratike, ka reaguar ndaj aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike, duke e konsideruar të vonuar dhe pa kuptim në kushtet aktuale.

Në një intervistë për News24, Kaprata tha se një aksion nuk zëvendëson mungesën e qeverisjes së përditshme dhe se situata e zaptimeve tregon dështim institucional: “Pse ka nevojë për një aksion? Pse nuk e kanë kryer detyrën e tyre njerëzit që kanë qenë në detyrë për të parandaluar këtë. Pse ka nevojë për një aksion?”

Sipas Kapratës, për të pasur qytete funksionale dhe të organizuara si Tirana, nevojitet një politikë kombëtare për rishpërndarjen e popullsisë dhe zhvillimin e balancuar të territorit.

Ai shtoi se: “Duhet një legjislacion modern për lejet e ndërtimit, që të kufizojë ndërtimet informale dhe të krijojë një sistem të qartë planifikimi nga niveli kombëtar deri te çdo qytet.”

Sipas tij zgjidhja nuk qëndron në aksione të përkohshme, por në krijimin e një “plani të qytetarëve”, që përfshin gjithë territorin dhe jep zgjidhje të qëndrueshme për urbanistikën dhe zhvillimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb