Mbahet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike.
Ky proces po mbahet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se procesi ka nisur në Qarkun Gjirokastër, ku janë 9 kandidatë në garë.
1.Anila Cacaj – Gjirokastër
2.Mariklent Dervishi – Memaliaj
3.Bajram Hysa – Përmet
4.Zenjel Kola – Memaliaj
5.Alma Kore – Gjirokastër
6.Xhafer Meca – Tepelenë
7.Armando Rabaj – Gjirokastër
8.Arben Ristani – Gjirokastër
9.Ndricim Seferi – Gjirokastër
Nga i gjithë qarku pritet të votojnë rreth 2000 anëtarë.
Procesi ka nsiur edhe në Lushnje, ku në garë janë katër kandidatë:
1.Eduard Sharka
2.Saimir Korreshi
3.Gentian Çela
4.Devin Serjani
Ka nisur procesi i Primareve edhe në Divjakë ku në garë janë Ilda Dhori dhe Elisabeta Rredhi.
Në Divjakë janë rreth 1200 anëtarë të PD që do të votojnë për të përzgjedhur kandidatët.
