Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.

Sipas burimeve për News24, mbledhja do të nisë në orën 12:00, dhe ku do të fillojë me diskutime për protestën e datës 22 mars.

Kjo proteste vjen pas aktit te socialisteve për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku. Po ashtu në rendin e ditës së Kryesisë së PD-së, do të ketë edhe vendimmarrje për zgjedhjet që do të bëhen në degët e Partisë Demokratike.

Aktualisht në disa degë të PD-së, ka kryetar të cilëve u ka përfunduar mandati. Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.

Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: