Partia Demokratike do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar. Mbledhja e Kuvendit vjen pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë.
Në mbledhjen e Kuvendit është përcaktuar edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Pas kësaj do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së. Bëhet fjalë për propozimet e kreut të PD. Në pikën e tretë të rendit të Kuvendit është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani, janë 300 emra që do të votohen. Po kështu do të zgjidhet dhe kryesia e re.

Mesazhi drejtuar anëtarësisë
I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD,
Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane.
Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit.
Sekretariati Organizativ i Partise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb