Partia Demokratike do përmbyllë fushatën e saj elektorale te Ish-Stacioni i Trenit në Tiranë në orën 19:00, ku marrin pjesë 168 kandidatët e partisë. Aktiviteti, i cili pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, shënon kulmin e kësaj fushate. Pjesë e aktivitetit është edhe një mesazh audio nga ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg për hetime lidhur me akuza për korrupsion.

Përveç kandidatëve të PD-së, në aktivitet parashikohet të flisë edhe Lordi Jackson, një ish-politikan britanik, Elmar Brok, Chris La Civita.  Fjalimi përmbyllës i fushatës është ai i liderit të PD-së, Sali Berisha, i cili mban fjalën e tij të fundit përpara zgjedhjeve. Gazetari Osman Stafa në lidhje me News 24 dha më tepër detaje nga takimi elektoral i PD.

Osman Stafa: Sot PD do të mbajë mbylljen e fushatës te Ish-Stacioni i Trenit në Tiranë. Në këtë fushatë do të flasë me audio edhe Ilir Meta, që ndodhet në burg, ku po hetohet për vepra penale që lidhen me korrupsionin.  Pritet që të flasin edhe Lordi Jakcson, ish-politikan britanik dhe 168 kandidatëve të Partisë Demokratike. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë, ku do ketë disa fjalime dhe do të kulmojë me fjalimin e liderit të PD-së Sali Berisha.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: