Analisti Dritan Hila, i ftuar në Log. në News 24, nuk beson se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri janë të manipuluara, pasi PD mori 1 milion vota kundër.
Sipas Hilës, parregullsi ndodhin në të gjithë botën, madje edhe në SHBA, por nuk ndikojnë në verdiktin final. Hila komentoi gjithashtu edhe votën e Diasporës, sidomos asaj të ardhur nga Greqia.
” Treni bullgar është i pamundur, sepse te mbulesa e votimit të nxjerrësh atë fletën, ta paloësh, ta fusësh në xhep, të nxjerrësh tjetrën, komisionerët aty, më duket e vështirë. Megjithatë kur pashë fletën e votimit, treni bullgar mu duk i pamundur.
Përsa i përket parregullsive në zgjedhjeve, po ka parregullsi. E ke edhe në SHBA, nami është bërë. Edhe në Itali, kanë gjetur kuti të tëra me flet votimi.
Janë 1 milionë vota kundër PD-së. është e pamundur që 1 milionë vota kundër 500 mijë votash, të jenë falsifikuar 500 mijë vota.
Zgjedhjet e Greqisë u kontestuan që në fillim. Unë nuk kam fakte, por ke një bashkëpunim të Berishës me Belerin dhe dihej që në Greqi vota do të ishte për PS. Shumica atje janë nga jugu dhe ishte e pritshme që vota e Greqisë të ishte për PS. Prandaj kishte një strategji për goditjen e votës, sidomos asaj të diasporës. Pra është mendoj që është strategji e PD-së për të goditur votën e diasporës, për të goditur gjithë procesin
Noka tha që në fillim mos i numëroni votat e Greqisë. Ndërkohë Bejleri në bashkëpunim me PD. Kishte një strategji që të goditej vota e Diasporës, sidomos ajo e ardhur nga Greqia. Por edhe sikur t’i heqim ato vota, një deputet i ikën PS, mbetën në 82” – tha Hila.
(BalkanWeb)
