Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj kanë marrë pjesë në homazhet për Fatos Nanon.
Demokratët kanë kryer nderimet në ceremoninë shtetërore përish-kryeministrin.
Kreu i PD, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në ceremoni, por në një reagim në rrjetet sociale 2 ditë më parë e vlerësoi Nanon si personalitetin kryesor të së majtës shqiptare gjatë tranzicionit.
“Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”, thuhet në mesazhin e liderit opozitar.
