Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka ndarë pamje nga takimet me demokratë në degët 6, 7 dhe 13 në Tiranë ditën e sotme.

PD dhe partitë e tjera opozitare në zgjedhjet e 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës do të mbështesin aktorin Florian Binaj. Ky i fundit shpalli kandidaturën javën e kaluar.

Noka u shpreh se kandidati Florjan Binaj është emri që bashkon kryeqytetasit, duke nisur kështu fushatën në mbështetje të tij.

PD ka shprehur publikisht më herët mbështetjen për Binajn si emri apolitik me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë në 9 nëntor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb