Drejtuesi i PD për qarkun e Elbasanit, deputeti Tomor Alizoti, duke folur në “Kjo Javë”, për zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në PD, u shpreh se sot nuk e sheh PD pa Berishën.

Alizoti tha se sot në PD njeriu me aksione më të mëdha është Berisha.

“Mbetet faktor i rëndësishëm aty. Kjo është zgjedhja e tij, por në këto momente reale të politikës këto janë faktorët të rëndësishëm politikë”, tha deputeti demokrat Tomor Alizoti duke “thumbuar” Ervin Salianjin, se lidershipi i ri nuk mjafton vetëm të flasë bukur dhe të dalë në tv.

“Që të ndërtosh një lidership do një kohë të gjatë në politikë, nuk ndërtohet një lider se del në tv dhe flet bukur. Do kohë të piqet.

Dhe Merkel, dhe Berisha kanë kaluar një kohë të gjatë në politikë dhe ajo i ka bërë lider. Edhe në CDU kjo ndodhi kur Merkel e mbylli misionin e saj dhe i la hapësirë politikës. Kjo mund të ndodhë dhe në PD, por ky është vendimi i Berishës. Pra ai i jep drejtim PD, ai e con PD në një etapë tjetër”, tha Alizoti.

Tomor Alizoti: Në Shqipëri thuhet shpesh për zonën gri, partitë e reja. Bilanci zgjedhor ka treguar se partitë e mëdha janë PD e PS.

Nëse nuk do donte opinion publik, të mos donte partitë e mëdha, partitë e vogla në terren do të kishin shumë e më shumë vota  Shoqëria shqiptare ka ndarë dy parti të mëdha, PD e PS. Dhe sot në PD njeriu me aksione më të mëdha është Berisha.

Dhe ende mbetet faktor i rëndësishëm aty. Kjo është zgjedhja e tij, por në këto momente reale të politikës këto janë faktorët të rëndësishëm politikë.

Unë mendoj që PD ka një mision kryesor, të luftojë sistemin. Unë dikur nuk u pozionova në palët duke mos votuar as Bashën dhe as Berishën. Se cfarë do të ndodhë në prill me zgjedhjet për kreun e PD nuk e di.

Masa e madhe e zotërimit të PD është Berisha. Por ai duhet që me energjinë e tij në parti, të godasë sa më shumë sistemin.

Problemi është me figurat e mëdha në politikë, marrim CDU, përballë Merkel nuk fitonte kush. Pra që të ndërtosh një lidership do një kohë të gjatë në politikë, nuk ndërtohet një lider se del në tv dhe flet bukur. Do kohë të piqet. Dhe Merkel, dhe Berisha kanë kaluar një kohë të gjatë në politikë dhe ajo i ka bërë lider. Edhe në CDU kjo ndodhi kur Merkel e mbylli misionin e saj dhe i la hapësirë politikës. Kjo mund të ndodhë dhe në PD, por ky është vendimi i Berishës. Pra ai i jep drejtim PD, ai e con PD në një etapë tjetër.

Sot sic është, e shoh PD me Berishën

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb