Aktivistja Edlira Çepani, një nga kandidaturat e përfolura në media për bashkinë e Tiranës, e ftuar në studion e News24 ka treguar se cili ka qenë pengu i bashkëshortit të saj të ndjerë, ish- deputeti Gert Bogdani.
Çepani tha se Gerti ka qenë në dy mandate në pjesën e pushtetit qendror, por ajo që donte ishte të kontribuonte në Tiranën e vet.
Por Çepani duke folur me tone kritike ndaj PD-së kujtoi procesin e primareve ku Bogdani nuk u shpall kandidaturë e opozitës në vitin 2023, megjithëse demokratët e donin shumë.
“U bënë primaret.. U treguan mënyrat se si u bënë. Mendoj se demokratët e donin shumë por nuk iu dha shansi. Për arsye të ndryshme nuk e di cilat mund të jenë.”- është shprehur Çepani.
Teksa, është pyetur nëse të dy do të kandidonin për bashkinë e Tiranës, Çepani është shprehur se gjithmonë vota e saj do shkonte për Bogdanin.
Ajo e ka theksuar se çdo fitore e tij sidomos në Njësinë 10, ka ardhur sepse njerëzit kanë votuar njeriun dhe jo logon që përfaqësonte.
“Nëse do më duhej të votoja mes të dhe atij, do votoja gjithmonë atë. Ka qenë një nga kënaqësi shumë e madhe kur Gerti fitoi një nga zonat më të vështira të Tiranës, që isht njësia 10. Ka qenë një nga sukseset që i dha mundësi dhe qytetarëve për të kuptuar që ndonjëherë jo votojnë logot por votojnë dhe njeriun.”-ka treguar më tej Çepani.
Edlira Çepani: Nëse do më duhej të votoja mes të dhe atij, do votoja gjithmonë atë.
Ka qenë një nga kënaqësi shumë e madhe kur Gerti fitoi një nga zonat më të vështira të Tiranës, që isht njësia 10. Ka qenë një nga sukseset që i dha mundësi dhe qytetarëve për të kuptuar që ndonjëherë jo votojnë logot por votojnë dhe njeriun.
Ai ka bërë gara të ndryshme dhe në të gjtiha prej tyre ka fituar sepse ishte një njeri që e donte politikën se i donte njerëzit. Mendoj se kjo është një arsyet më të forta që të jesh në politikë. Se i do njerëzit dhe do të bësh diçka për ta.
E do qytetin dhe do të bësh diçka për të. E do Shqipërinë dhe do të bësh diçka për të .
Arsyeja pse jam kthyer nga jashtë në moshën 25 vjeç është se duam të jetojmë në vendin tonë.
….
Gerti ka qenë në dy mandate në pjesën e pushtetit qendror por ajo që donte, ishte të kontribuonte në Tiranën e vet.,. Se, Gerti ishte “tirons” i vjetër dhe realisht e donte me shpirt qytetin.
Mendoj se demokratët e donin shumë por nuk iu dha shansi. Për arsye të ndryshme nuk e di cilat mund të jenë.
Mendoj se njerëzit arrijnë t’i dallojnë ata politikanë që janë aty për të bërë diçka reale. Për të bërë një ndryshim serioz.
Ne e themi herë pas here që votojmë kot, shesim votën por ne që jemi në terren e dimë shumë mirë që njerëzit i dinë problematikat dhe e dinë shumë mirë kush mund t’jua zgjidhë.
Kur u mungon shpresa, disa prej tyre e negociojnë votën në mënyra nga më të ndryshme.
Unë mendoj se aty ku ka shpresë dhe se aty ka seriozitet dhe vizion, njerëzit e dallojnë shumë mirë dhe këta lloj njerëzish i zgjedhin. Kjo është gjëja që duhet të bëjmë, të zgjedhim të mirët, në çdo kategori të mundshme. Aty ku kemi zë, ka dhe mundësi.
