VLORË-Ervin Salianji në takimin e zhvilluar me mbështetësit në Vlorë, u shpreh kritik ndaj opozitës.

“Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohen qytetarët”, kështu u shpreh Salianji në takimin e zhvilluar në Vlorë.

Gjithashtu ai theksoi se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë ndryshim, ndërsa nënvizoi se  me ‘fishekzjarrët nuk ndodh asgjë’.

“Qytetarët kanë mesazh të qartë dhe ne duhet ta dëgjojmë. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohet populli, por ndryshojnë politikanët dhe lidershipi, duke thënë po është përgjegjësia jonë, e kryetarit të PD. PD ka qenë është dhe do jetë një forcë e madhe politike, por ne do e bëjmë fituese”, tha Salianji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb