Komisioni i Venecias ka faktuar edhe njehere tentativen e Edi Rames per te kapur sistemin e drejtesise duke rrëzuar për herë të dytë draftin qeveritar për reformën në drejtësi dhe duke dëshmuar se drafti shkel rende Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, si dhe duke i qëndruar parimeve të shprehura në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhjetorit 2015, të cilat shprehin shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale.

Komisioni i Venecias ka gjetur të drejta shqetësimet e ngritura nga opozita, dhe e ka vlerësuar atë për kontributin konstruktiv të dhënë në proces. Komisioni i Venecias ka vlerësuar se cështjet që trajtojnë amendamentet kushtetuese, janë cështje politike që kërkojnë zgjidhje politike, që arrihet nëpërmjet një dialogu konstruktiv politik midis grupimeve politike kryesore në vend.

Më konkretisht:
1.Komisioni i Venecias ka riperseritur kerkesen per konsensus politik mes mazhorances dhe opozites, per te shmangur kapjen politike te sistemit te drejtesise (parag. 13 dhe 88).
2.Perfshirja e opozites konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias per perzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe te Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e oposites, duke perdorur shumice te cilesuar apo metode tjeter (parag. 14 dhe 17).
3.Komisioni i Venecias kerkon perfshirjen e opozitës per zgjedhjen e antareve te Gjykates Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama qe kerkon qe anëtarët te zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregull që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).
4.Komsioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Pergjithshem dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise duke kerkuar perfshirjen e opozites. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)
5.Komisioni i Venecias ka ripërsëritur qëndrimin e mbajtur në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhejtorit, që Njesia Hetimore Antikorrupsion, e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të jetë pjesë e sistemit të prokurorisë dhe nuk mund të ketë asnjë vartësi tjetër përvec prokurorise. Komisioni i Venecias ka kerkuar qe te parashikohet mënyra e emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion dhe mekanizmin e llogaridhënies, të cilat ne draftin e propozuar nga qeveria nuk përcaktohen. (parag. 48-50)
6.Komisioni i Venecias është shprehur kundër ndërprerjes para kohe të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. (parag. 81)
7.Komisioni i Venecias e konsideron ndërhyrje në veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorit, dhenien e kompetencës Ministrit të Drejtësisë për të inspektuar veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni shprehet se qeveria duhet të mbajë distancë në cështje që lidhen me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve. (parag. 35)
8.Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të patur e vetme kontrollin mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Komisioni shprehet se opozita duhet të jete pjesë në emërimin e anëtarëve të Komsionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë Gykatës së Lartë. Modeli i adoptuar duhet të sigurojnë një proces transparent verifikimi, për të mbrojtur organet verifikuese nga emërimet politike vetëm nga shumica në pushtet. (parag. 61)
9.Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën për të mbajtur nën presion sistemin gjyqësor për 11 vite, nëpërmjet kontrollit të sistemit të rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, kohëzgjatja e procesit të vlerësimit është shumë e gjatë dhe kerkon te reduktohet ndjeshëm. (parag. 55-56)
10.Komisioni i Venecias ndryshe nga c’parashikon drafti i qeverise rekomandon që gjyqtarëve dhe prokukorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre. (parag. 66)
11.Komisioni i Venecias ka rrëzuar qëndrimin e mazhorancës për të shmangur tërësisht rolin e Presidentit të Republikës në emërimet në gjyqësor. Komisioni kërkon qartësimin e kompetencës së Presidentit në procesin e emërimit të gjyqtarëve. (parag. 28)

Që në hyrje të tij, Draft Opinioni thekson se ai nuk do të marrë në analizë të hollësishme propozimet e bëra, por do të përqëndohet vetëm tek cështjet kryesore që kanë përbërë diskutim politik në Shqipëri gjatë fazës së rishikimit të draftit. (parag. 8). Ky paragraf nënkupton se të gjitha cështjet teknike të ngritura në Opinionin e Ndërmjetëm të datës 21 Dhjetor 2015, plotësojnë shqetësimet e ngritura në Opinionin Final dhe janë tërësisht të zbatueshme. Në këtë mënyrë, shqetësimet lidhur me ekzistëncën dhe funksionet e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, apo ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, janë të vlefshme dhe duhet të merren në konsideratë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: