Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestë kombëtare, protestë e cila sipas PD po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.

Protesta është njoftuar të fillojë në orën 17:00, dhe mbështetësit e opozitës do të tubohen përpara Kryeministrisë.

Pritet që Sali Berisha dhe disa drejtues të tjerë të opozitës të mbajnë fjalimet kryesore, duke paraqitur akuzat ndaj qeverisë, por edhe zgjidhjet që ka opozita nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

Shefi i selisë blu e thirri këtë protestë pas intervistës së Arben Ahmetajt, që, sipas tij, faktoi me prova dhe dokumenta abuzimet e luksit të Kryeministrit Edi Rama, korrupsionin dhe lidhjet e tij me krimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb