Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Grupi Parlamentar dorëzon dy padi: të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe të shfuqizohet dekreti “Diella”. Po ashtu, PD ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: