TIRANË- Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ndaj opozitës.
Ndërsa Balla tha sot pas publikimit të dëshmisë së dëshmitarit X për Agron Xhafaj se PD është shndërruar në një organizatë që përdor forma mafioze për interesat e tyre, deputeti Balliu i lutet Zotit t’i falë. Kjo sipas tij, sepse ishte PD që nxori me dekriminalizimin jashtë politikës, Mark Frrokun, Elvis Rroshin, Saimir Tahirin.
“Fali Zot se nuk dinë ç’të bëjnë!
PS sot akuzon PD për parti Mafioze??
PS që kishte Deputet MARK FROKUN, vrasës në Belgjikë.
PS që kishte kryetar Bashkie Elvis Rroshin, marrë me prostitucion.
PS që kishte Ministër më të suksesshëm Saimir Tahirin, marrë me narkotrafik bashkë me kushërinjtë e tij.
Dhe të gjithë këta janë sot jashtë politikës për shkak të Dekriminalizimit që bëri PD”, shkruan Balliu.

