Deputeti i PD në qarkun e Lezhës Gjin Gjoni i ftuar në Oponencë përmendi disa nga vendimet që dëmtuan opozitën duke çuar në përçarjen e saj.
Gjoni tha se PD ka qenë në dilemë nëse do të hynte në parlament, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, por lënia e mandateve për kryetarët e bashkive, mospjesëmarrja në tryezat e reformës në drejtësi dhe asaj territoriale e dëmtuan shumë, jo vetëm PD por dhe qytetarët.
Deputeti Gjoni tha se ai ka shprehur qëndrimet e tij brenda forumeve të PD, madje ai zbuloi dhe një detaj ku u shpreh se i ka kërkuar Berishës ta fusë në listën e hapur për deputetë në qarkun e Lezhës, madje në fund të listës.
Gjin Gjoni: PD ka qenë në dilemë nëse do të hynte ose jo në parlament. Në pikëpamjen time 3 ose 4 elementë që e cuan opozitën në këtë gjendje ku është sot është mosmarrja pjesë në tryezën për reformën territoriale.
Lënia e mandateve, mospjesëmarrja në reformën e drejtësisë, po i paguajnë jo vetëm PD por dhe qytetarët.
Unë I kam shprejhur qëndrimet e mia brenda forumeve. Në momentin që është diskutuar kjo, unë i kam kërkuar të jem në listë të hapur dhe madje në fund të listës.
Në periudhë 1 vjecare arrita të shkoj e të konkurroj drejtues i PD në qark, hyra në primare dhe dola më i votuar në qark.
