I pyetur nga moderatori i Log, Endri Xhafo, se përse PD ka vendosur të protestojë para kryeministrisë dhe jo para minstrisë së Infrastrukturës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u shpreh se kjo bëhet pasi për opozitën pas aferave korruptive për të cilat akuzohet zv/kryeministrja qëndron dhe shefi i saj, Edi Rama.

 

Bardhi shtoi se nëse sot do të hapej telefoni i saj do të shihej i njëjti komunikim si ajo ka bërë me vartësin e saj, ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi.

“Duam që qytetarët të kuptojnë se kjo aferë nuk është vetëm e Belinda Ballukut, ajo është ekzekutorja e aferës por dhe fakti që e mban në detyrë është pikërisht për këtë sepse Belinda Balluku ka urdhëruar Evis Berberin dhe kjo është zbuluar nga telefoni i tij, po të marrësh telefonin e saj do të zbulosh të njëjtin komunikim të Ramës ndaj saj”, tha Bardhi.

Endri Xhafo: Pse protesta para kryeministrisë dhe jo ministrisë së Infrastrukturës

Gazment Bardhi: Sepse afera e tunelit të Llogarasë, është aferë e përbashkët  dyshes Rama-Balluku

Endri Xhafo: Pra ju synoni on bllok dhe Ramën dhe Ballukun

Gazment Bardhi: Sepse duam që qytetarët të kuptojnë se kjo aferë nuk është vetëm e Belinda Ballukut, ajo është ekzekutorja e aferës por dhe fakti që e mban në detyrë është pikërisht për këtë sepse Belinda Balluku ka urdhëruar Evis Berberin dhe kjo është zbuluar nga telefoni i tij, po të marrësh telefonin e saj do të zbulosh të njëjtin komunikim të Ramës ndaj saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb