Partia Demokratike mban sot në sheshin para Kryministrisë protestën e radhës kombëtare.

Kreu i PD Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Foltoret e organizuara, ndërkohë që ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në atë që e quajti në kryengritjen e fitores, për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.

“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën”, shkruan ai.

Në një konferencë për shtyp ditën e djeshme nga selia blu, Berisha u shpreh se tubimi i sotëm do t’i tregojë Europës dhe botës se “nuk mposhtemi nga një grup hajdutësh”.

“Integrimi është synim kryesor po i bazuar në mëritë dhe jo në suksese imagjinare. Shqipëria sot është vend i dhunimit masiv të të drejtave të njeriut. Kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika…Në këtë udhëtim ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari dhe do mbrojë interesat e veta dhe Lubi Ballukut. Nesër është dita e qytetarëve, i ftoj nga mbarë Shqipëria, nga Tiranë në kryengritjen paqësore t’i faktojmë Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh”, tha dje Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb