Pasi ka shprehur vullnetin e tij për krerët e rinj të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha pasi kjo e fundit rikujtoi akuzat e ndërsjellta mes ish-Presidentit dhe Sali Berishës.

Meta ironizoi PD-në, duke e quajtur partia e vulës dhe se kjo e fundit nuk mund të flasë për moral.

Ai vijoi më tej duke etiketuar Bashën si vulaxhi, ndërsa tha se ky i fundit “edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”.

“Flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në tiranë, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit që të dilte. Ai jo vetëm të gënjen edhe për orën, por edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb